Alexander-Arnold: Dua ta fitoj Topin e Artë - NACIONALE

Alexander-Arnold: Dua ta fitoj Topin e Artë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Trent Alexander-Arnold ka pritje të mëdha për karrierë dhe dëshiron të bëhet mbrojtësi i parë i krahut që e fiton Topin e Artë.

Ylli i Liverpoolit ka kaluar një sezon të mrekullueshëm nën urdhrat e Arne Slot, duke regjistruar dy asistime në 11 paraqitje.

Anglezi gjatë karrierës ka fituar trofe të shumtë, përfshirë Premierligën dhe Ligën e Kampionëve, megjithatë deri më tani nuk e ka arritur ta fitojë Topin e Artë.

“Dua të bëhem mbrojtësi i parë i krahut që mund ta bëj. Besoj që mund t’ia dal”.

Kur u pyet se si dëshiron të kujtohet kur ta mbyllë karrierën, anglezi dha një përgjigje të thjeshtë: “Një legjendë e futbollit, dikush që e ka ndryshuar lojën”.

Dua të jem mbrojtësi më i mirë i djathtë në histori. Dua të arrij yjet dhe besoj se mund t’ia dal. Në mëngjesin pas pensionimit kur ta shoh vetën në pasqyre të them “Dhashë gjithçka që munda”.

Nuk ka rëndësi sa trofe ke fituar, ose medalje ke marrë. Çka i ke dhënë lojës dhe nëse e ke arritur potencialin e plotë”.

Ceremonia e Topit të Artë do të zhvillohet më 28 tetor të hënën, me Vinicius Junior që është favoriti kryesor.

Lajme të ngjashme