Alejandro Garnacho largohet nga Argjentina shkaku i lëndimit - NACIONALE

Alejandro Garnacho largohet nga Argjentina shkaku i lëndimit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi i Manchester Unitedit Alejandro Garnacho është larguar nga kombëtarja e Argjentinës shkaku i lëndimit.

20-vjeçari zhvilloi ndeshje të plotë në barazimin pa gola ndaj Aston Villas të dielën.

Sidoqoftë, “TyC Sports” raporton se Garnacho ka pësuar një lëndim në gju dhe stafi mjekësor i Unitedit e ka këshilluar që të mos rrezikojë.

Argjentina do t’i zhvillojë dy ndeshje për kualifikimet në Kupën e Botës gjatë pushimit ndërkombëtar. Fillimisht do të udhëtojnë te Venezuela të enjten, ndërsa pastaj do të përballet me Bolovinë.

Garnacho, i cili ka lindur në Madrid, deri më tani ka zhvilluar shtatë paraqitje te Argjentina. Sulmuesi po kalon një formë të mirë këtë sezon, ku për Unitedin ka regjistruar tre gola dhe tre asistime.

Lojtari e ka pranuar se ka qenë i lënduar këto dy ndeshjet e fundit, prandaj nuk është në gjendje ta ndihmojë kombëtaren.

“Kam pasur probleme në gju në dy ndeshjet e fundit dhe nuk do të jem në gjendje të jem me kombëtaren. Shpresoj të kthehem sa më parë në datën e radhës”.

Edhe trajneri Erik ten Hag dha lëvdata për argjentinasin pas barazimit ndaj Villas.

Garnacho gjatë tërë këtij sezoni ka qenë kërcënues, por është i mirë gjithashtu edhe në gola e asistime. Do të mbërrijmë aty, i besojmë lojtarëve”, ishte shprehur tekniku holandez.

Lajme të ngjashme