Alcaraz e mposht numrin 1 të botës Sinner, kalon në finale të French Open
Carlos Alcaraz, e ka konfirmuar formën fantastike të tij, ku triumfoi ndaj numrit një në botë, Jannik Sinner, në gjysmëfinale të French Open, duke kaluar në finale të këtij grandslami.
Spanjolli që momentalisht është i treti në botë në renditjen e ATP-së, e ka mundësinë e artë tani që me një triumf në finale ta kalojë nacionalistin Novak Djokovic, që gjendet në vendin e dytë, pasi u tërhoq nga gara për shkak të një lëndimi, e i cili është kampion në fuqi i këtij turneu.
21-vjeçari që cilësohet si nga tenistët më me perspektivë, fitoi me përmbysje në gjysmëfinale ndaj italianit, Sinner.
Seti i parë u fitua nga Jannik Sinner 6:2, teksa Alcaraz u kthye në lojë duke fituar të dytin 6:3.
Sinner që ka vetëm një Grand Slam të fituar, triumfoi në setin e tretë 6:3 dhe nga aty filloi përmbysja e madhe.
Carlos Alcaraz e fitoi setin e katërt 6:4 duke barazuar rezultatin 2:2 në sete dhe në setin e fundit triumfoi 6:3, për të arritur fitoren e madhe, që i siguron atij një finale të madhe.
Me rezultatin 2:6, 6:3, 3:6, 6:4 dhe 6:3 Carlos Alcaraz është në finale të French Open, ku do ta presë fituesin nga gjysmëfinalja tjetër mes Casper Ruud e Alexander Zverev (që zhvillohet sot në vazhdim).
Alcaraz ka fituar në karrierën e tij dy Grand Slame, por asnjëherë një French Open. Spanjolli ka fituar një herë Wimbledon në vitin 2023 dhe një herë US Open në vitin 2022, teksa arritja më e madhe në turneun e vetëm të madh me 'dhe' ka qenë gjysmëfinalja në vitin e kaluar.