Albion Rrahmani i pandalshëm, Rapidi i Bukureshtit barazon rezultatin (VIDEO)
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Albion Rrahmani, nuk po di të ndalur në kampionatin rumun të futbollit, ku pas golit dhe asistit në ndeshjen e kaluar, ai ka çuar sërish topin në rrjetë sot.
Rapidi i Bukureshtit ishte duke humbur 1:0 nga Constanta, pasi pësuan gol në minutën e 40-të, me Munteanu që ishte realizatori.
23-vjeçari kosovar shënoi në minutat shtesë të pjesës së parë nga pika e bardhë, për të barazuar rezultatin në 1:1, ku skuadrat shkuan në pushim me këto shifra.
Rrahmani po shkëlqen te skuadra rumune, pasi ka shënuar 17 gola dhe ka dhuruar katër asiste në 21 ndeshje këtë sezon, vetëm në kampionat.
Paraqitje këto që kanë lënë shenjë te shumë klube të mëdha evropiane, ndër të tjera, Werder Bremen po raportohet se është skuadra që po interesohet më së shumti.