Albion Rrahmani!!! Ballkani në epërsi ndaj Larnes
Me plot meritë, Ballkani më në fund ka kaluar në epërsi ndaj Larnes.
Ishte qendërsulmuesi Albion Rrahmani që i dha epërsinë “Xhebrailave” pas 26 minutave lojë.
Pas një ndërhyrje të palejueshme te Nazmi Gripshi, arbitri akordoi penallti nga e cila i pagabueshëm ishte kosovari.