Alarmohet Man Unitedi, Bayern Munich e vendos në shitje Leon Goretzkan
Trajneri Erik ten Hag mund ta përforcojë edhe më shumë mesfushën pasi Bayern Munich ka vendosur ta shesë Leon Goretzkan për vetëm 34 milionë funte.
Gjermani ishte “shënjestër” e “Djajve të Kuq” në vitin 2022, por pastaj e informoi Ten Hagun se dëshiron të qëndrojë në “Allianz Arena”.
Edhe pse mbetet i lumtur në Mynih, Goretzka ka dështuar ta fitojë besimin e Thomas Tuchelit. Ish trajneri i Chelseas preferon të vendos Joshua Kimmichun dhe Konrad Laimer në sezonin tjetër si titullar.
Kësisoj, sipas “Sky Sports Germany” gjiganti gjerman është i gatshëm të dëgjojë oferta serioze për mesfushorin dhe mund ta shesë për vetëm 34 milionë funte.
Bayern Munich e ka bërë prioritet nënshkrimin me Harry Kane nga Tottenhami andaj dëshiron t’i rrit fundet që t’i ndihmojnë në transferimin e anglezit.
Edhe pse Man United e ka blerë Mason Mountin, Ten Hag ka kërkuar një tjetër mesfushor dhe është i gatshëm edhe për të sakrifikuar dyshen Fred dhe Scot McTominay.
Fred që ka edhe 12 muaj të mbetur në kontratë po kërkohet me ngulm nga Fulhami dhe Arabia Saudite, derisa skocezi mund t’i bashkohet rivalit West Ham.
Nga McTominay, Man United mund të fitojë rreth 35 milionë funte që do të ishin të mjaftueshme për ta transferuar gjermanin.