Alarmohet Liverpooli, talenti i Dortmundit preferon largimin në janar
Sulmuesi Youssoufa Moukoko do të kërkojë të largohet nga Borussia Dortmund në afatin e janarit me shpresën që të sigurojë një vend te Kombëtarja e Gjermanisë në Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
18-vjeçari fitoi vëmendjen e të gjithëve duke u bërë lojtari më i ri që debuton në Bundesliga duke zëvendësuar atë kohë Erling Haaland ndaj Hertha Berlin, pra kur kishte vetëm 16 vjeç.
Mirëpo, me Sebastian Haller dhe Nicls Fullkrug – Moukoko e ka pasur të vështirë të fitojë minuta rregullisht nën urdhrat e den Terzic.
Në fakt, ai ende s’e ka nisur një ndeshje si titullar dhe shpresa për një ftesë nga Gjermania për “Euro 2024” është duke u ‘harruar’.
“90min” raporton se përfaqësuesit e lojtarit po konsiderojnë mundësinë e largimit në janar me Brentford, Wolves dhe Liverpool si ndër destinacionet e mundshme.
Asnjëra nga skuadrat nuk ka bërë ndonjë ofertë zyrtare, sidoqoftë lojtari do të ishte i hapur t’i bashkohej ndonjë nga ‘top gjashtë’ klubet më të mira angleze, por ku do t’iu garantohet minutazha e lartë.
Problem tjetër për lojtarin mbetet edhe qëndrimi i Dortmundit, pasi drejtori Sebasitan Kehl ka mohuar një mundësi të tillë.
“Klubi dhe Moukoko nuk po e konsiderojnë ndonjë lëvizje në dimër. Diskutimet u mbajtën pas ardhjes së Fullkrug në verë, duke kuptuar dëshirën e Youssoufas për të luajtur më shumë”.
“Pavarësisht garës në skuadër, Youssoufa ka pranuar situatën, stërvitet dhe klubi beson te potenciali i tij për të ardhmen”.
Moukoko ka zhvilluar 78 paraqitje për Dortmundin në të gjitha garat duke realizuar 14 gola.