Alarmohet Liverpooli, PSG i ofron kontratë trevjeçare Mo Salahut - NACIONALE

Alarmohet Liverpooli, PSG i ofron kontratë trevjeçare Mo Salahut

1 vit më parë

nga NACIONALE

Paris Saint-Germain i ka ofruar kontratë trevjeçare sulmuesit të Liverpoolit Mohamed Salah.

Egjiptiani që aktualisht është lojtari më i mirë në botë, do të jetë agjent i lirë në verë shkaku që s’ka arritur ende marrëveshje me Liverpoolin për vazhdimin e kontratës, e cila skadon në qershorin e 2025.

Në fakt, ai disa herë publikisht ka konfirmuar se janë “larg marrëveshjes”, kësisoj top klubet evropiane janë duke e shikuar situatën.

Gazetari Romain Collet raporton se PSG-ja është klubi i parë që ka bërë lëvizje konkrete, duke i ofruar kontratë trevjeçare Salahut.

“PSG duan ta transferojnë Mo Salah në verë dhe po i ofrojnë kontratë dyvjeçare, me pagë 500 mijë euro për javë”.

“Liverpooli i ka ofruar vetëm dy vite kontratë, me vlerë 400 mijë euro për javë”, njofton ai.

Salah megjithatë prioritet e ka qëndrimin te Liverpooli, e mbetet të shihet nëse oferta më e lartë e parisienëve do ta tundojë sa do pak.

Përndryshe, Liverpooli është afër edhe të humbë shërbimet e mbrojtësit Alexander-Arnold, i cili po shkon drejt transferimit te Real Madridi.

Lajme të ngjashme