Alarmohet Barcelona, Napoli e vendos në shitje Kvaratskhelian - NACIONALE

Alarmohet Barcelona, Napoli e vendos në shitje Kvaratskhelian

1 vit më parë

nga NACIONALE

Napoli është gati për ta shitur sulmuesin e Barcelonës Khvicha Kvaratskhelia në rast që lojtari nuk nënshkruan rinovimin e kontratës.

Ylli nga Gjeorgjia ende nuk ka vendosur për të ardhmen dhe “Napolitanët” duket se kanë humbur durimin, duke i dhënë ultimatum vetëm edhe për disa muaj.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, Napoli nuk ka plane për t’ia përmirësuar ofertën prej 6 milionë eurove, përfshirë bonuset prandaj nëse Kvara vazhdon ta refuzojë, do të vendoset në shitje.

23-vjeçari mund të thuhet se ka kontratë afatgjatë me Napolin, duke marrë parasysh se i skadon në qershorin e vitit 2027.

Anësori pavarësisht që është lojtari më i rëndësishëm në skuadër përfiton vetëm 1.5 milionë euro për sezon, marrëveshje që e kishte pranuar në vitin 2022 kur kaloi në “Stadio Maradona” për 13 milionë euro.

Duam t’ia rinovojmë kontratën te Napoli sepse e meriton. Sidoqoftë, ka dinamikë shtesë. Nuk kemi presion, nuk ka ultimatum dhe jemi në bisedime. Nëse arrijmë marrëveshje do të nënshkruajmë. Përndryshe, do të flasim prapë në qershor”, tha drejtori i Napolit të martën.

Problemi kyç përpos pagës është klauzola e lirimit me Napolin që dëshiron t’ia vendosë mbi 100 milionë euro, kurse lojtari kërkon të jetë në regjionin e 80 milionë eurove.

Barcelona dhe PSG-ja mbesin dy skuadrat më të interesuara, me raportimet në Spanjë që thonë se presidenti Joan Laporta edhe është takuar me përfaqësuesit e lojtarit më herët këtë muaj.

Lajme të ngjashme