Alarmohet Arsenali, Lyon i hapur për të dëgjuar oferta për Lucas Paqueta
Lyon tani ka vendosur të dëgjojë oferta për mesfushorin sulmues Lucas Paqueta, i cili që një kohë është "shënjestër" e klubit anglez, Arsenal.
Drejtori teknik i "Topçinjve", Edu raportohet se ka diskutuar me përfaqësuesit e brazilianit duke i lajmëruar se klubi shumë shpejtë do të bëjë një ofertë zyrtare.
Raportet në Brazil sugjerojnë që Mikel Arteta është tejet i interesuar për të nënshkruar me 24-vjeçarin, që e sheh si përforcimi i duhur për edicionin e ardhshëm.
Lyon ndërkohë po kërkon të shkurtojë skuadrën e tyre në javët e ardhshme me drejtorin Bruno Cheyrou, i cili konfirmoi se klubi "janë të përgatitur për çdo rast" nëse Arsenali lëshon një ofertë zyrtare.
“Duhet ta zvogëlojmë skuadrën. Në kuptimin e largimit, ne do të analizojmë ofertat, ato me vlera më të larta ekonomike do të vijnë në konsideratë”.
“Ne do të shqyrtojmë ofertat me Jean-Michel Aulas dhe Vincent Ponsot në mënyrë që të marrim vendimet më të mira. Unë jam këtu për të siguruar ekipin më të mirë të mundshëm, por ka edhe gjëra të tjera që duhen marrë parasysh”.
I pyetur konkretisht për Paquetan, Cheyrou tha: "Ne jemi të përgatitur për çdo eventualitet".
Arsenali tashmë e ka forcuar mesfushën e tyre këtë verë me ardhjen e Fabio Vieira, i cili u bashkua në një marrëveshje prej 34 milionë funtesh nga Porto.
Por, Paqueta gjithashtu thuhet se është në radarin e tyre, pavarësisht se Edu sugjeron se aktualisht nuk po zhvillohen bisedime.
“Unë kam shumë respekt kur flas për Lucas. Unë jam një djalë që e pëlqen shumë, më ka pëlqyer gjithmonë, që nga koha ime me kombëtaren e Brazilit.
“Ai ka pasur një sezon të mrekullueshëm, ai konsiderohej lojtari më i mirë [jashtë shtetit] në ligën franceze”.
“Por sot realisht nuk flitet, ka vetëm admirimin tim për lojtarin, sepse skuadra sot është, në pozicionin që ai luan, mendoj se jemi shërbyer shumë mirë në këtë drejtim”, tha Edu për “TNT Sports”.
Duke folur në fillim të këtij muaji, presidenti i Lyonit, Jean-Michel Aulas sugjeroi se ai nuk do të qëndronte në rrugën e Paquetas nëse do të donte të largohej.
“Ka propozime për të. Ka disa lojtarë që mund të ndihen të kompletuar në projekt, dhe të tjerë që nuk e bëjnë këtë”.
“Ekonomikisht, ne kemi mjetet për të ndjekur idetë dhe objektivat tona. Trajneri na dha mendimin e tij dhe ka edhe atë që lojtarët duan të bëjnë”.