Alain Giresse dhe Valon Berisha optimistë para ndeshjes me Qipron - NACIONALE

Alain Giresse dhe Valon Berisha optimistë para ndeshjes me Qipron

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse dhe mesfushori Valon Berisha janë shprehur optimist para ndeshjes ndaj Qipros.

“Dardanët” nesër do të zhvillojnë përballjen ndaj Qipros në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Kombeve.

Në konferencë për shtyp, ditën e enjte dolën përzgjedhësi Giresse dhe Berisha, të cilët ishin besim plotë.

Tekniku francez tha se ndeshjet që zhvilluan në mars janë shumë të rëndësishme dhe deklaroi se duhet të vazhdojnë me formën e mirë.

"Po e nisim një garë të re, ku të gjitha skuadrat janë në nivel të njëjtë. Për mua kanë qenë shumë të rëndësishme dy ndeshjet që i zhvilluar në mars ndaj Burkina Fasos dhe Zvicrës sepse kemi treguar mënyrën si të ndërtojmë skuadrën dhe mentalitetin që duhet të kemi. Besoj që tashmë jemi në formën e duhur dhe të vazhdojmë në këtë mënyrë".

Giresse pastaj u pyet për Qipron dhe theksoi se kanë parë mënyrën si luan kundërshtari, por që nuk do të ketë ndryshime në pozita të lojtarëve.

"Për ne ka qenë shumë e rëndësishme që fillimisht të shohim si luan Qipron dhe pastaj të shohim mënyrën si ne të luajmë, e kemi bërë një gjë të tillë, por kjo nuk do të thotë që do bëjmë ndryshime. Lojtarët do vazhdojnë të jenë në pozicionin e tyre, ku ndihen shumë më mirë, siç është rasti i Valonit që duhet të luajë në pozitën ku ndihet më mirë".

Në fund, Giresse bëri të ditur se do ta ndërtojë formacionin në bazë të ndeshjeve që Qipro zhvilloi në muajin mars.

Po, kam shikuar ndeshjet e fundit që ka zhvilluar Qipro dhe do mundohemi të krijojmë formacionin bazuar në to”.

Ndërsa, edhe mesfushori i Kosovës, Valon Berisha theksoi se do të jetë ndeshje shumë e rëndësishme dhe beson që kanë një përparësi pasi janë mbledhur të gjithë lojtarët në kohën e duhur.

Loja e parë ka më qenë shumë e rëndësishme që të nisim mbarë me grupin. Jemi përgatit mirë, kemi stërvitur mirë dhe jemi mbledhur me kohë që të jemi të gjithë bashkë para ndeshjes së rëndësishme në kualifikime”.

Ylli i Reims, pastaj zbuloi bisedën që kanë pasur me lojtarët e tjerë të Kombëtares, ku kanë premtuar që të jenë gjithmonë të përgatitur.

"Kemi folur si ekip sepse shumica jemi duke u ngritur në moshë dhe e dimë që është një moment shumë i rëndësishëm. Kemi folur në secilën lojë të japim maksimumin, të jemi të fokusuar mentalisht dhe fizikisht. E dimë çfarë lojtarë jemi dhe duhet ta tregojmë në fushë".

Në fund, Berisha nënvizoi se ëndrra e të gjithë lojtarëve është kualifikimi i Kosovës për në Kampionat Evropian.

Siç e thashë më parë, ne jemi duke u bërë më të moshuar prandaj si unë ashtu edhe lojtarët e tjerë, e kemi ëndërr që ta kualifikojmë Kosovën në Kampionat Evropian dhe do japim gjithçka që të realizojmë një gjë të tillë”.

Kujtojmë, që “Dardanët” zhvillojnë katër sfida në Ligën e Kombeve në muajin qershor, duke nisur nga nesër ndaj Qipros.

Pas tre ditëve, Kosova do e mirëpres Greqinë në “Fadil Vokrri”, pastaj Irlandën Veriore dhe në fund do jetë mysafir i Greqisë.

Lajme të ngjashme