Al Nassr përgatit ofertë 90 milionëshe për Mitoman
Al Nassr ka përgatitur ofertën e dytë për yllin e Brightonit Kaoru Mitoma, meqenëse skuadra angleze e refuzoi një ofertë prej 60 milionë euro.
Klubi arab po synon të vazhdojë me përforcime pasi siguruan Jhon Duran nga Aston Villa dhe Mitoma duket se është prioriteti kryesor.
“Athletic” raportoi se Brightoni e refuzoi ofertën prej 60 milionë eurove nga arabët, megjithatë gazetari James Benge raporton se Al Nassr po përgatit edhe një ofertë të dytë.
Oferta e dytë pritet të shkojë në vlerën e 90 milionë funteve, gjë që mund t’ia ndryshojë mendjen skuadrës angleze, pavarësisht që aktualisht po heziton ta humbë yllin e skuadrës në ditët e fundit të afatit veror.
Al-Nassr already readying second and final offer worth up to £90 million for Kaoru Mitoma. Brighton are reluctant to sell.
— James Benge (@jamesbenge) January 30, 2025
Orët e ardhshme pritet të jenë vendimtare për këtë lëvizje të mundshme së lojtarit, kurse ende nuk dihet nëse Mitoma do të jetë i hapur për të luajtur në Lindjen e Mesme pranë Cristiano Ronaldos.
Al Nassr i ka premtuar Ronaldos disa përforcime në afatin dimëror në mënyrë që të garojnë për titullin kampion si dhe Ligën e Kampionëve në Azi, me portugezin që i ka vendosur kusht për ta rinovuar kontratën.