Al Nassr i Cristiano Ronaldos e do yllin e Man Unitedit - NACIONALE

Al Nassr i Cristiano Ronaldos e do yllin e Man Unitedit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mbrojtësi i Manchester Unitedit Aaron Wan-Bissaka është duke u kërkuar me ngulm nga skuadra arabe Al Nassr.

Skuadra ku ndodhet edhe Cristiano Ronaldo është mjaftë aktive, ku kanë nënshkruar emra të mëdhenj si Sadio Mane, Aymeric Laporte dhe Alex Telles.

Al Nassr bëri një ofertë zyrtare prej 20 milionë funteve për Emerson Royal, por që oferta u refuzua nga Tottenhami.

Kësisoj, “The Telegraph” raporton se Al Nassr është fokusuar te Wan Bissaka që e shohin si prioritet kryesor.

Sidoqoftë, marrëveshja shihet si mjaftë e vështirë meqenëse Unitedi aktivizoi rinovimin e kontratës edhe për një vit për anglezin, me Ten Hag që e sheh si të rëndësishëm në skuadër.

Man Utd do ta shiste Wan-Bissaka vetëm nëse gjejnë një zëvendësues, duke marrë parasysh se ka edhe 18 muaj të mbetur në kontratë.

Klubi anglez thuhet se e ka refuzuar ofertën e Interit për një shkëmbim të Denzel Dumfries me Wan-Bissakan dhe mbetet të shihet në ditët në vijim nëse mund të mbyllet marrëveshja me klubin arab.

Kujtojmë, 20 herë kampioni i Anglisë investoi 50 milionë euro për mbrojtësin andaj do të duan së paku 30 milionë euro për ta lënë të lirë.

Lajme të ngjashme