Al Nassr gati 100 milionë euro për Raphinhan - NACIONALE

Al Nassr gati 100 milionë euro për Raphinhan

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Al Nassr duket se është gati të bëjë një ofertë të lartë financiare prej 100 milionë eurove drejt Barcelonës për shërbimet e sulmuesit Raphinha.

E ardhmja e brazilianit pritet të jetë larg “Camp Nou”, ku është spekuluar për një rikthim në Angli me Arsenalin dhe Aston Villan e interesuar, megjithatë tani garës i janë bashkuar edhe arabët.

Mediumi katalunas “Sport” raporton se Al Nassr është gati të paguajë plot 100 milionë euro për anësorin, që ka kontratë me Barcelonën deri më 2027.

Raphinha ishte ndër më të mirët te Barcelona sezonin e kaluar (10 gola dhe 13 asistime në 37 ndeshje), por nuk do të jetë titullar në rast që blaugranasit e kompletojnë afrimin e Nico Williams.

Barcelona po shpresonte ta shiste Ansu Fatin, por shkaku që spanjolli u lëndua janë të hapur për ta larguar Raphinhan dhe me ato para mund ta kompletojnë blerjen e Dani Olmos së RB Leipzigut.

Problemi kyç do të jetë vetë lojtari, ngase thuhet se preferon qëndrimin në Evropë pavarësisht se do të merrte shumë milionë euro pagë në Lindjen e Mesme dhe të luante pranë yjeve si Cristiano Ronaldo e Sadio Mane.

Opsion tjetër mbetet Premierliga, mirëpo nuk dihet nëse Arsenal apo Aston Villa janë të gatshëm të ofrojnë aq sa kërkon Barcelona. Kujtojmë, spanjollët paguan 58 milionë euro për ta blerë nga Leeds Utd.

Lajme të ngjashme