Al Nassr fiton me përmbysje ndaj Al Akhdoud, Ronaldo e shënon golin e tij të parë në vitin 2025 - NACIONALE

Al Nassr fiton me përmbysje ndaj Al Akhdoud, Ronaldo e shënon golin e tij të parë në vitin 2025

1 vit më parë

nga NACIONALE

Al Nassr ka shënuar fitore me përmbysje ndaj Al Akhdoud në Ligën Pro Saudite.

Skuadra e Cristiano Ronaldos triumfoi me rezultat 3:1, ndonëse ishte duke humbur fillimisht.

Kjo ishte ndeshja e parë për këtë skuadër pas rifillimit të sezonit, pas një pauze një mujore.

Godwin ia dha epërsinë mysafirëve në minutën e gjashtë.

Sadio Mane e barazoi rezultatin me golin që shënoi 23 minuta më vonë, ndërsa Cristiano Ronaldo u tregua i saktë nga penalltia pak minuta para fundit të pjesës së parë, për ta përmbysur rezultatin në 2:1.

Në pjesën e dytë u shënua vetëm një gol. Ishte Mane që shënoi golin e dytë personal dy minuta para fundit, për rezultatin përfundimtar 3:1.

Kështu Al Nassr e fiton përballjen e parë pas rifillimit të sezonit, duke shkuar në kuotën e 28 pikëve pas 14 ndeshjeve dhe gjenden në vendin e tretë.

Lajme të ngjashme