Al-Nassr e mohon se presidenti i vet u ndje i mashtruar nga blerja e Ronaldos dhe qebapëve
Al-Nassr i ka hedhur poshtë thashethemet se presidenti i klubit, Musalli Al-Muammar, ishte ndier i mashtruar nga kalimi i Cristiano Ronaldos në Arabinë Saudite.
Deklarata të pakonfirmuara të Al-Muammarit u shpërndanë nëpër internet pas një fillimi sfidues të karrierës së Ronaldos në futbollin saudit.
Ai i ka shënuar 11 gola në 14 paraqitje, por nuk ka qenë në gjendje ta frymëzojë Al-Nassrin në luftë për titull në Pro League, derisa ka dështuar plotësisht në garat e kupës.
Al-Muammar u citua ta ketë kritikuar Ronaldon për ndikimin që e ka pasur në skuadrën e tij në Lindjen e Mesme, por Al-Nassri ngul këmbë se ato deklarata janë krejtësisht të rrejshme.

Zyrtari për media i Al-Nassr, Walid Al-Muhaidib, ka thënë për agjencinë e lajmeve EFE: “Lajmet në shtypin spanjoll se ne u mashtruam në marrëveshjen për Ronaldon, bazuar në uebsajtin Arabia News 50, janë të rreme dhe të pasakta. Shtypi doli me këtë shaka dhe mendoi se ishte e vërtetë”.
Al-Muhaidibi nënvizoi se Arabia News 50 nuk prodhon lajme dhe se deklaratat e sajuara u që qarkulluan nëpër rrjetet sociale u morën nga mediat e vërteta.
Presidenti i Al-Nassrit Al-Muammar u raportua të ketë thënë: “Unë jam mashtruar vetëm dy herë në jetën time, herën e parë kur i kërkova tre qebapë dhe ata m’i sollën vetëm dy, dhe herën e dytë kur nënshkrova me Cristiano Ronaldon”.