Al-Hilal eliminon Flamengon, avancon në finale të Kupës së Botës për klube
Skuadra arabe Al-Hilal ka triumfuar ndaj gjigantit brazilian Flamengo, për të siguruar "biletën" për në finale të Kupës së Botës për klube.
Ndeshja mes dy klube ishte tejet interesante me Al-Hilal që triumfoi në fund me rezultat të ngushtë 2:3.
Al-Hilal kaloi fillimisht në epërsi pas vetëm katër minutave lojë me anë të Salem Al Dawsari, i cili realizoi nga pika e bardhë pasi Matheuzinho shkaktoi një 11-metërsh pasi bëri një ndërhyrje brenda zonës (4') - VIDEO.
Flamengo u rikthye në lojë përmes sulmuesi Pedro, i cili realizoi një gol fantastik vollej (20') - VIDEO.
Sidoqoftë, gjërat u vështirësuan për brazilianët në fundin e pjesës së parë pasi Gerson u ndëshkua me karton të kuq meqenëse mori kartonin e dytë të verdhë duke shkaktuar një tjetër penallti.
Nga pika e bardhë Al Dawsari ishte sërish i pagabueshëm duke rikthyer epërsinë e Al-Hilalit (45+9') - VIDEO.
Dawsari kishte një rast të artë të kompletonte het-trikun, mirëpo goditi traversën nga distanca.
Fitoren e skuadrës arabe e siguroi Luciano Vietto me një gol të bukur (70') - VIDEO.
E tëra që arriti të bëjë Flamengo ishte goli i dytë, njëkohësisht i fundit i realizuar nga Pedro (90+1').
Kështu, Al-Hilal siguron kualifikimin për në finale të Kupës së Botës për klube, ku do të takohet me fituesin e ndeshjes Real Madrid - Al Ahly, sfidë kjo që zhvillohet të mërkurën.
Ndërkohë, Flamengo do të përballet me klubin që do ta humbas gjysmëfinalen për pozitën e tretë.