Al Hilal e ka bindur përfaqësuesin e Lukakut me një ofertë ‘të çmendur’, Lukaku po e pret Juventusin - NACIONALE

Al Hilal e ka bindur përfaqësuesin e Lukakut me një ofertë ‘të çmendur’, Lukaku po e pret Juventusin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sipas Tuttsport, përfaqësuesi i Romelu Lukakut, Sebastien Ledure është gati ta pranojë ofertën e Al Hilal, por sulmuesi i Chelseat është duke pritur Juventusin për kushtet që do të ofrojnë ata.

Gazeta torineze pretendon se skuadra nga Liga Pro Saudite ka ngritur ofertën e tyre për sulmuesin belg në 80 milionë euro për dy vite.

Ka mjaftuar për avokatin e sulmuesit Ledure, por Lukaku është ende në pritje të Juventusit. 30-vjeçari nuk është i gatshëm të largohet nga Evropa dhe Juventus duket të jetë i vetmi klub i interesuar në të gjithë Kontinentin e Vjetër.

Juventusi është gati të ofrojë 40 milionë euro për Chelsean, por nuk mund të bëjë një ofertë formale nëse nuk e shet fillimisht Dusan Vlahovicin.

Drejtori i ri i futbollit te zonja e vjetër, Cristiano Giuntoli tha të martën se bardhezinjtë mbështeten te ndërkombëtari serb, por do të dëgjojnë ofertat për të këtë verë.

Ai pranoi se bardhezinjtë e kanë konsideruar Lukakun, por bisedimet me të kaltrit nuk janë në një fazë të avancuar.

Megjithatë, Lukaku po nxiton të largohet nga Chelsea ku po stërvitet veçmas nga grupi. Ai nuk i është bashkuar londinezëve për turneun parasezonal në ShBA dhe mund të marrë në konsideratë ofertën e Al Hilal nëse gjigantët e Serie A nuk bëjnë një ofertë së shpejti.

Lajme të ngjashme