Al Ahli ia mësyn Franck Kessie, përgatit ofertë zyrtare - NACIONALE

Al Ahli ia mësyn Franck Kessie, përgatit ofertë zyrtare

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Skuadra arabe Al Ahli është duke vazhduar me përforcime, ku tani janë fokusuar te transferimi i mesfushorit Franck Kesise nga Barcelona.

Edhe pse iu bashkua vitin e kaluar, Kessie u njoftua nga trajneri Xavi Hernandez se nuk është në planet e klubit dhe është i lirë për t’u larguar.

Juventus dhe dy klube të Premierligës deri vonë kanë tentuar ta bindin Kessie, por mesa duket e ardhmja e tij mund të jetë në Arabi.

Gazetari Fabrizio Romano raporton se Al Ahli vazhdon të ketë interesim dhe mund të dërgojë një ofertë zyrtare shumë shpejtë.

“Klubi arab Al Ahli ka interesim për Franck Kessie, ende në pritje të propozimit zyrtar që të dërgohet”.

“Barcelona është e përgatitur për shitjen e Kessie, Xavi ka qenë i qartë me të – varet nga lojtari”, shkroi ai.

Ndërkohë, gazetari i besueshëm spanjoll Mateo Maretti shton se Kessie është i hapur për kalimin në Arabi, edhe pse ende nuk ka marrëveshje me arabët.

Al Ahli është i gatshëm t’ia plotësojë kushtet lojtarit, por nuk pritet të bëjë ndonjë ofertë të lartë financiare për Barcelonën.

Juventus ka ofruar mundësinë e huazimit me opsion blerje derisa Tottenham do të provonte transferimin vetëm nëse shet ndonjë mesfushor, siç është rasti i Lo Celsos.

Lajme të ngjashme