Al Ahli gati 30 milionë funte për Man Cityn, e do Mahrezin
Al Ahli është i gatshëm të ofrojë 30 milionë funte te Manchester City për të nënshkruar me sulmuesin Riyad Mahrez.
Klubi arab tashmë ka diskutuar edhe me algjerianin, duke i bërë një propozim në vlerën e 25 milionë funteve për vit.
Mahrez deri më tani nuk ka vendosur përfundimisht, pasi mund të jetë edhe i hapur për këtë lëvizje, por njëkohësisht edhe të qëndrojë në “Etihad Stadium”, ku ka edhe dy vite të mbetura në kontratë.
Man City në anën tjetër, do ta konsideronte këtë ofertë pasi 30 milionë funte do të ishte të mjaftueshme për ta lënë të lirë lojtarin, duke marrë parasysh faktin që nuk është më në 11-shen bazë të Pep Guardiolas.
Kampioni i Premierligës vazhdon të jetë mjaft aktive në afatin kalimtar, meqenëse është pranë marrëveshjes me RB Leipzigun për Josko Gvardiol ndërsa do të nënshkruanin me një lojtar tjetër vetëm nëse Bernardo Silva largohet këtë verë.
Al Ahli are ready to make a £30million bid for Manchester City winger Riyad Mahrez.
— The Athletic | Football (@TheAthleticFC) July 13, 2023
More from @SamLee
Mirëpo, pasi dështuan të transferonin Declan Rice, Silva tani po shihet si alternativa adekuate e Gundoganit. Kësisoj, pozita e djathtë mund të bëhet sërish e lirë, aty ku luan Mahrez – gjë që mund ta bllokojë largimin e tij këtë verë.
Të njëjtën “dilemë” Man City e ka edhe me mbrojtësin Kyle Walker, i cili është i hapur për t’iu bashkuar Bayern Munichut.
City do të fitonte rreth 15 milionë funte për 33-vjeçarin, por shpresojnë ta mbajnë dhe të provojnë ta bindin për të nënshkruar një kontratë të re.
Sidoqoftë, Al Ahli është optimist se do ta bindin Mahrezin në ditët e ardhshme të pranojë ofertën e klubit arab. Ata tani më kanë transferuar Edouard Mendyn dhe Roberto Firmino, derisa Arabia Saudite është mbushur me yje si Cristiano Ronaldo, Karim Benzema, N’GOlo Kante, Ruben Neves dhe Sergej Milinkovic-Savic.
Përpos këtyre, arabët po tentojnë edhe Jordan Henderson, Fabinhon dhe Bernardo Silvan, këtij të fundit i kanë ofruar mbi 75 milionë euro për vit.