Akuzohet për tentativë përdhunimi, Mason Greenwood vitin e ardhshëm përballet me gjyqin - NACIONALE

Akuzohet për tentativë përdhunimi, Mason Greenwood vitin e ardhshëm përballet me gjyqin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi i Manchester Unitedite, Mason Greenwood do të përballet me gjyqin në nëntorin e vitit 2023, me akuza që përfshijnë tentativë përdhunimi dhe sjellje agresive.

Greenwood u paraqit para një gjyqtari në gjykatën e kurorës në Manchester “Minshull Street” të hënën. Anglezi akuzohet për tentativë përdhunimi më 22 tetor 2021 dhe për sulm që ka shkaktuar lëndime trupore në dhjetorin e atij viti.

Ai akuzohet gjithashtu për përfshirje të vazhdueshme në sjellje agresive dhe kontrolluese, e cila dyshohet se përfshinte monitorimin e llogarive të ankueses (ish të dashurës) në mediat sociale dhe "bërjen e kërcënimeve dhe komenteve nënçmuese ndaj saj, që përbënin një efekt serioz mbi të".

Të hënën prokuroria kërkoi që çështja e Greenwood të shtyhej deri më 10 shkurt. Jason Pitter KC tha se ai priste që një gjyq të zhvillohej nga 27 nëntori i vitit të ardhshëm.

Maurice Greene, gjyqtari rezident në gjykatën e kurorës së Manchester Minshull Street, ra dakord me datat dhe e ktheu në dorëzim Greenwood deri në paraqitjen e tij të ardhshme në gjykatë në shkurt. Kushtet e tij të lirimit me kusht përfshijnë mos kontaktimin e dëshmitarëve.

Greenwood foli vetëm për të konfirmuar emrin dhe moshën e tij. Anëtarët e familjes së tij e ndoqën nga galeria publike.

Greenwood u pezullua nga të luajturit apo stërvitjet me klubin e tij pasi u akuzua në janar. I lindur në Bradford, ai iu bashkua akademisë së të rinjve të Manchester United në moshën gjashtë vjeç dhe bëri debutimin e tij në ekipin e parë në moshën 17-vjeçare.

Dikur i konsideruar si një nga sulmuesit anglez më emocionues dhe më të talentuar të gjeneratës së tij, Greenwood bëri katër paraqitje për Anglinë U-21 dhe një për ekipin A të Anglisë, duke u rreshtuar kundër Islandës në një ndeshje të Ligës së Kombeve të UEFA-s në moshën 18-vjeçare.

Pas arrestimit të tij, Nike i dha fund marrëveshjes së sponsorizimit me Greenwood dhe Electronic Arts e largoi atë nga skuadrat aktive në lojën e saj “Fifa 22”.

Në deklaratën që lëshoi klubi, thuhej: “Manchester United vëren se është ngritur kallëzim penal kundër Mason Greenwood nga Shërbimi i Prokurorisë së Kurorës. Ai mbetet i pezulluar nga klubi, në pritje të rezultatit të procesit gjyqësor”.

Lajme të ngjashme