Akis Vavalis: Jam këtu për ta bërë Dritën kampione - NACIONALE

Akis Vavalis: Jam këtu për ta bërë Dritën kampione

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Akis Vavalis është zotuar se do të japë, siç tha ai, 200 për qind, nga vetja për ta thyer titullin e Superligës në Gjilan, në konferencën e tij të parë pasi u emërua trajner i Dritës.

Drita e emëroi trajnerin grek Akis Vavalis të dielën vonë, në një marrëveshje afatshkurtër njëvjeçare e gjysmë, raporton Nacionale.

37-vjeçari, i cili ishte i papunë që nga vera e vitit të kaluar kur u largua nga Krumovgrad në kategorinë e dytë të futbollit grek, do ta marrë në dorë një skuadër që është në luftë për titull në Superligën e Kosovës.

Së pari nuk dua të mendoj për vendin e dytë. Sepse jam këtu për gjashtë ndeshje. Kam nënshkruar një kontratë për të dhënë 200 për qind për ta bërë Dritën kampione”, tha Vavalis të hënën në një konferencë për media.

Trajneri i panjohur grek Vavalis do ta pasojë të larguarin Arsim Thaqi. Vavalis në kubin bardhekaltër e mori me vete dhe ndihmësin e vet, Nikolas Karabetakis.

Ai nuk duket të ketë shumë përvojë si trajner dhe shumicën e karrierës e ka kaluar si ndihmëstrajner nëpër klube greke.

Vavalis do të debutojë në stolin e Dritës të shtunën kundër Ferizajt në formë në Gjilan dhe Vavalis thotë se ka sado pak njohuri për lojtarët e tij të rinj.

Deri dje i kam shikuar 8 ndeshje të klubit. Dje e kam parë edhe ndeshjen e Dritës. E kam të qartë se çfarë mund të kërkoj dhe të pres nga këta lojtarë. Jam shumë i lumtur që do t’i stërvit këta lojtarë dhe këtë ekip”, shtoi ai.

Drita është vetëm një pikë mbrapa liderit dhe rivalit të vetëm për titull Ballkanit.

Duke folur për mundesistë e Dritës për t’u bërë kampione, ai theksoi: “Mendoj se kemi mundësi të mëdha. Gjëja më e rëndësishme është ta gjejmë një zgjidhje për ta bërë Dritën kampione.”

Drejtori Sportiv i Dritës, Valon Zymberi, tregoi se Drita kishte biseduar me 37-vjeçarin që nga dhjetori, para se të vendoste për trajnerin e ri.

Që nga dhjetori kemi punuar shumë. Kemi pasur takime me shumë trajner për të parë cilat janë planet dhe idetë e tyre. Në mënyrë që ta kemi të qartë se cili trajner i përshtatet më mirë ekipit tonë. Ne kemi dashur ta gjejmë një trajner vendor që e njeh kampionatin. Nuk e kemi zgjedhur Akis aty për aty, kemi pas takime të stërzgjatura dhe plani i tij na ka bërë që ta zgjedhim atë për plan afatgjatë” tha Zymberi.

Lajme të ngjashme