Akili në kërkim të Policisë bën 'share' në Facebook postimin e Federatës së Xhudos - NACIONALE

Akili në kërkim të Policisë bën 'share' në Facebook postimin e Federatës së Xhudos

2 javë më parë

nga NACIONALE

Edhe pse ndodhet në arrati, xhudisti Akil Gjakova është duke vazhduar të jetë mjaftë aktiv në rrjetet sociale, ku së fundmi ka bërë “share” postimin e Federatës së Xhudos.

Federata e Xhudos e ka mbrojtur Gjakovën para pak minutave, duke shkruar se “besojnë plotësisht në pafajësinë e Akilit”.

E këtë postim e ka shpërndarë edhe Akili, që sipas atij postimi ndodhet jashtë shtetit dhe sapo të mbërrijë në Kosovë do të dorëzohet në Polici.

Përndryshe, kjo ishte komunikata zyrtare e FXHK-së:

"Federata e Xhudos e Kosovës dënon fuqishëm çdo formë dhune dhe jemi thellësisht të shqetësuar për ngjarjet e fundit në vendin tonë.

Ne e kemi për prioritet të mbrojmë dhe të promovojmë barazinë gjinore, e cila është e vërtetuar me arritjet kulminante dhe përkrahjen e shkëlqyeshme të sportisteve tona.

Ne besojmë në pafajësinë e Akilit dhe urojmë që organet e rendit të drejtësisë sa më parë të zbardhin rastin. Andaj ftojmë mediat të tregojnë maturi në trajtimin e këtij rasti dhe të ndalojnë njollosjen dhe gjykimin publik të një nga figurave që vazhdon të promovoj imazhin pozitiv të vendit tonë.

Akili momentalisht ndodhet jashtë territorit të Kosovës, dhe do të dorëzohet menjëherë tek organet e rendit dhe të drejtësisë në momentin që do të arrijë në Kosovë".

Lajme të ngjashme