Akil Gjakova: S’shkoi siç kam dashur, më duhet të punoj tani edhe katër vite - NACIONALE

Akil Gjakova: S’shkoi siç kam dashur, më duhet të punoj tani edhe katër vite

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Xhudisti Akil Gjakova thotë se tani duhet të punojë edhe katër vite pasi dështoi të fitojë medalje në Lojërat Olimpike.

Gjakova fajësoi shortin e vështirë për të mos arritur te medalja, mirëpo është ndarë i kënaqur me paraqitjet e bëra.

Tu e marrë parasysh se arrita deri në gjysmëfinale, dëshirën dhe punën që e kam bërë, s’u shpërblye aq shumë siç kam dashur, por kthehemi në shtëpi dhe vazhdojmë me punën”.

Shortin e kam pasur shumë të vështirë, i kam pasur dy apo tre kampionë evropianë, por është kështu. Numri 50 në renditje shkoi në finale, prandaj asgjë s’është befasi”.

Tash duhet edhe katër vjet të mira me punu”, tha ai për “RTK”.

Ndërkohë, nesër dhe pasnesër Kosovën në xhudo do ta përfaqësojnë Loriana Kuka dhe Flaka Loxha.

Lajme të ngjashme