Akil Gjakova reagon pasi u denoncua për dhunë në familje: Nuk kam kryer asnjë krim - NACIONALE

Akil Gjakova reagon pasi u denoncua për dhunë në familje: Nuk kam kryer asnjë krim

2 javë më parë

nga NACIONALE

Xhudisti i Kosovës, Akil Gjakova, ka reaguar pasi u denoncua për dhunë në familje nga bashkëshortja e tij.

Në një letër publike, të cilën e ka publikuar Koha, Gjakova ka pretenduar se nuk ka kryer asnjë krim.

Ai ka thënë se aktualisht është jashtë Kosovës, dhe sapo të kthehet nuk do ta shmang drejtësinë.

“Pasi kuptova permes mediave se policia është urdhëruar të më shoqërojë në stacion si rezultat i një akuze për të cilën nuk e di arsyen dhe përmbajtjen, dua të theksoj se nuk kam kryer asnjë krim, veçanërisht kundër bashkëshortes sime. Megjithatë, pasi jam aktualisht jashtë Kosovës dhe nuk mund të kthehem, i siguroj të gjithëve se nuk do të shmang drejtësinë. Nuk jam person i dhunshëm, dhe nuk kam shkaktuar dëme. Nuk kam asnjë lidhje me ngjarjet e paraqitura në fotot e qarkulluara në media, dhe kjo shpejt do të provohet”, ka thënë Akil Gjakova në një letër publike.

“Pas kthimit tim në Kosovë, do të paraqitem në polici dhe do të kontribuoj plotësisht në hedhjen e dritës mbi faktet që ata ose çdo institucion tjetër mund të kenë interes për to. Edhe pse jam pjesë e rrethanave dhe zhvillimeve të padrejta në të cilat jam përfshirë pa faj, familja ime mbetet e shenjtë për mua. Fëmija im është thesari më i çmuar që kam, dhe do të përmbahem nga komentimi i jetës sonë private në publik”.

Gjakova ka kërkuar po ashtu mirëkuptim duke thënë se nuk janë të vërteta ato që janë lexuar të shtunën. Ka shtuar po ashtu se nuk është i gatshëm që çështjet familjare t’i shfaqen në rrjete sociale.

Lajme të ngjashme