Akil Gjakova mposhtet edhe në “Repechage”, s’ka tjetër medalje për Kosovën
Xhudisti Akil Gjakova ka qenë i pafat, duke u mposhtur në “Repechage” nga numri 2 i kësaj kategorie, Hashimoto Soichi.
Gjakova dhuroi spektakël me paraqitjet në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, megjithatë ishte i pafat në dy ndeshjet më të rëndësishme.
Pas humbjes nga xhudisti i Azerbajxhanit, Gjakova pësoi edhe nga japonezi, i cili arriti ta merrte epërsinë pas vetëm disa sekondave duke e realizuar një "Wazzari".
Gjakova pastaj duke ditur se është në disavantazh ra në presion, tentoi të sulmonte gjatë tërë kohës por japonezi u mbrojt deri në fund për ta fituar medaljen.
Ndërkohë, për Kosovën medalje do të tentojnë të sigurojnë edhe dy xhudistet Loriana Kuka dhe Flaka Loxha.