'Akil Gjakova është recidivist, mund të arratiset': Çka thuhet në kërkesën e Prokurorisë për paraburgimin e xhudistit? - NACIONALE

'Akil Gjakova është recidivist, mund të arratiset': Çka thuhet në kërkesën e Prokurorisë për paraburgimin e xhudistit?

2 javë më parë

nga NACIONALE

Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar që xhudisti Akil Gjakova t’i vendoset masa e paraburgimit prej një muaji, pasi dyshohet për dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

“Insajderi” ndërkohë, raporton se ka siguruar kërkesën e Prokurorisë ndaj Gjykatës Themelore në Pejë.

Aty citohet se thuhet:

“…paraburgimi është masa më adekuate për të siguruar praninë e të pandehurit në procedurën penale, e cila mund të zgjas më së shumti një muaj, nga dita e arrestimit në bazë të aktvendimit të parë”.

Po ashtu, sipas mediumit, aty thuhet se “Akil Gjakova është recidivist, dhe se ai e ka gënjyer Policinë dhe se ai mund të arratiset”.

Ndryshe, Gjakova iu dorëzua mbrëmë Policisë së Kosovës pasi u shpall nën kërkim pas dyshimeve për dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Lajme të ngjashme