Ajax refuzon edhe ofertën e dytë të skuadrës londineze për Mohammed Kudus
Ajax ka refuzuar edhe ofertën e dytë të West Hamit për sulmuesin Mohammed Kudus.
“Çekanët” po tentojnë të përforcohen në sulm dhe që disa javë janë duke tentuar ta mbyllin marrëveshjen për Kudus, mirëpo deri më tani s’iu ka ecur mbarë.
West Ham ka bërë një ofertë të dytë afro 50 milionë euro për Kudus, mirëpo që skuadra holandeze e refuzoi menjëherë.
Sidoqoftë, “90min” raporton se bisedimet mes dy palëve do të vazhdojnë me shpresën që të arrihet marrëveshja në ditët në vijim.
Brighton kishte arritur marrëveshje me Ajaxin për Kudus më herët këtë muaj, por pavarësisht që marrin pjesë në Ligën e Evropës nuk ia dolën të arrijnë marrëveshje me lojtarin në aspektin personal.
Në të kaluarën për sulmuesin interesim kanë shprehur edhe klubet e mëdha, si Man United, Arsenal dhe Chelsea.
West Ham ka para për të shpenzuar meqenëse e shiten Declan Rice te Arsenal në një marrëveshje prej 105 milionë funteve, ku investuan në blerje si Edson Alvarez dhe James Ward-Prowse.
Përndryshe, “Çekanët” së fundmi e transferuan edhe ish yllin e Ajaxit Konstantinos Mavropanos, që nënshkroi kontratë pesëvjeçare.