"Ai është i duhuri", Arteta zbulon momentin kur vendosi ta transferojë Aaron Ramsdale
Trajneri Mikel Arteta thotë se e ka vëzhguar portierin Aaron Ramsdale dhe ishte i binduri se do të ishte i duhuri për Arsenalin.
Arsenal shpenzoi 30 milionë funte për shërbimet e anglezit duke e transferuar nga Sheffield Unitedi në verën e vitit 2021.
Në konferencë për shtyp para ndeshjes së radhës, Arteta foli për Ramsdale duke treguar se doli në përfundim që do të ishte transferim i duhur.
"Ishte kur po luanim kundër tij dhe sigurisht e kam shikuar shumë, prezenca dhe energjia që kishte - mendova se ky është i duhuri për ne".
"Ai ka qenë vërtetë shumë i mirë sepse kur sheh të kaluarën nga ka ardhur, ra nga liga dy herë, ishte e vështirë të imagjinohet".
"Por, ne pamë karakterin, personalitetin që të luajë për klubin tonë dhe kualitetin në potencial shkaku i mënyrës sonë të lojës. Kur sheh përmirësimin që kishte dy sezonet e kaluara, mendoj se është i duhuri".
"Ditën e parë që isha në telefon me të, i thashë: "Hajde, le ta bëjmë". Sepse kur ke atë ndjesi, e sheh që dikush është psiqikisht i fortë. Ai nuk ka frikë, vetëm shikonte për sfidën përpara dhe kjo është ajo që ti dëshiron".
Pas transferimit në Arsenal, Ramsdale fillimisht u kritikua por tani vlerësohet si një ndër portierët më të mirë në Premierligë dhe 'gardiani' i ardhshëm i kombëtares angleze.
Lideri momental i Premierligës të dielën do ta zhvillojë përballjen e radhës si mysafir i West Hamit.