“Ai është i dashur nga të gjithë”, nga Atletico Madrid e mohojnë shitjen e Joao Felixit
Presidenti i Atletico Madridit Enrique Cerezo ka mohuar mundësinë se sulmuesi Joao Felix nuk është i lumtur brenda klubit.
23-vjeçari kaloi gjysmën e edicionit të kaluar te Chelsea, por pastaj u kthye te Atletico meqenëse skuadra londineze vendosi të mos e blejë.
Thuhet se Felix ishte tejet i zemëruar të hënën në stërvitje, derisa ka pasur një përplasje edhe me drejtorin sportiv Andrea Berta.
Sidoqoftë, Cerezo deklaroi se portugezi është i lumtur në “Wanda Metripolitano”.
“Jemi të lumtur që e kemi një lojtar të kualitetit të Joao Felixit. Fatmirësisht për ne, ai luan për Atleticon”.
“Është i dashur nga të gjithë. Deri në këtë ditë dhe më tutje vazhdon të dëshmohet, ai është lojtar i Atleticos për shumë sezone".
Pavarësisht këtyre deklaratave, e ardhmja e Felixit pritet të jetë larg skuadrës madrilene të cilët edhe ia morën numrin 7, duke ia dorëzuar Antoine Griezmannit.
PSG thuhet se është tejet i interesuar për Felixin mirëpo që janë duke pritur të vendoset përfundimisht mbi të ardhmen e Kylian Mbappes, që do të mësohet në ditët në vijim.