“Ai duhej të ishte respektuar” - Ylli i Manchester Unitedit kritikon tifozët francezë që vërshëllyen Martinezin në ceremoninë e Topit të Artë
Trajtimi i Emiliano Martinezit gjatë ceremonisë së Topit të Artë 2023, është kritikuar nga mbrojtësi i Manchester Unitedit dhe bashkëkombësi i tij Lisandro Martinez.
Në prezantimin në Paris, Emiliano 'Dibu' Martinez mori çmimin Lev Yashin apo Portieri më i mirë i vitit. Portieri i Aston Villas mori vlerësimin për performancën e tij të jashtëzakonshme gjatë Kupës së Botës FIFA 2022, i cili kontribuoi në triumfin e Argjentinës. Pas marrjes së trofeut, 31-vjeçari rijetoi pritjen e tij të famshme kundër francezit Randal Kolo Muani në finalen e Kupës së Botës. Megjithatë, kjo mori përmasa tjera nga fansat duke qenë se ngjarja po zhvillohej në kryeqytetin francez. Didier Drogba, bashkë-prezantuesi, ndërhyri dhe i kërkoi audiencës të tregonin më shumë mirësjellje. Lisandro Martinez beson se shoku i tij i skuadrës, i cili "gjithmonë udhëheq me shembull", u tall gabimisht nga mbështetësit.
"Pa dyshim, duhet të respektohej: kushdo qoftë lojtari," tha ai për TyC Sports. "E vërteta është se më pëlqeu qëndrimi i Dibu, gjithmonë duke dhënë shembull. Më gëzon më shumë për shembullin që dha Dibu, sesa të njerëzve të tjerë.”
.jpg?format=pjpg&auto=webp&width=3840&quality=60)
Portieri i Villas ishte jetik për Argjentinën gjatë Kupës së Botës, duke mbajtur tre porta të pastra në shtatë ndeshje dhe duke bërë katër pritje nga penalltitë. Ai ndihmoi Lionel Messin dhe bashkëlojtarët të fitonin trofeun në Katar me disa shfaqje tërheqëse.

Martinez do të kthehet në aksion me klubin Aston Villa të dielën kundër Nottingham Forest në Premierligë.
