“Ai do të jetë në formë të lartë” – Ten Hag aspak i shqetësuar për formën e dobët të Rashford - NACIONALE

“Ai do të jetë në formë të lartë” – Ten Hag aspak i shqetësuar për formën e dobët të Rashford

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Manchester Unitedit, Erik ten Hag, i ka qëndruar prapa sulmuesit Marcus Rashford, për të cilin ka thënë se shpejti do të kthehet në formën më të lartë, pavarësisht se po kalon një kohë të keqe, me vetë një gol të shënuar deri më tani.

Rashford ka shënuar vetëm një gol për ‘Djajtë e Kuq’, një rënie e madhe në formë pasi shënoi 30 herë në të gjitha garat sezonin e kaluar. Reprezentuesi anglez është dukur veçanërisht me vetëbesim të ulët pasi hodhi poshtë një mundësi të lavdishme në humbjen 3:2 nga Galatasaray.

“Sulmuesit kur nuk shënojnë, u duhet një moment dhe ai do të vijë”, tha Ten Hag në një konferencë për shtyp të premten. “Ai është shumë me përvojë dhe kur të bëjë gjërat e duhura dhe skuadra të jetë në nivel, momenti do të vijë dhe ai do të jetë në formë të lartë”.

Ten Hag Rashford 2022-23

Rashford nuk është lojtari i vetëm që lufton për formë te Unitedi, i cili ka bërë fillimin më të keq të një sezoni që nga sezoni 1989-90. Skuadra e Ten Hag është dobësuar nga një listë e pafundme lëndimesh, por menaxheri tha se ata gjithashtu duhet të marrin përgjegjësinë për problemet e tyre. "Ne i kemi ulur nivelet dhe duhet të kthehemi në ato ku kemi qenë. Ka arsye për këtë, por megjithatë, nuk është e pranueshme dhe ne duhet të luftojmë kundër faktorit lëndim," tha ai. "Ata kanë një bazë të mirë për mënyrën se si ne luajmë, ne kemi rregulla dhe parime. Kur ata ndihmojnë njëri-tjetrin dhe mbështesin njëri-tjetrin, ne do të luajmë më mirë."

Marcus Rashford Man Utd 2023-24

Sulmuesi do të jetë i etur për të gjetur rrjetën kur United të presë Brentford në Premierligë të shtunën. Ai shënoi golin e vetëm kundër bletëve në Old Trafford sezonin e kaluar.

Lajme të ngjashme