Pamje: Aguero rishfaqet në stërvitje, atmosferë mbresëlënëse tek Argjentina
Një atmosferë vërtet e mahnitshme po mbizotëron tek Argjentina. Një ekip i tërë i bashkuar në drejtim të suksesit përfundimtar. Në seancën e sotme stërvitore u shfaq edhe Kun Aguero.
Argjentina po bën përgatitjet e fundit para finales së madhe që do ta luajë të dielën kundër Francës. Futbollistët e “Seleccion” u befasuan në stërvitjen e sotme, pasi ata shkoi për t’i vizituar ish-sulmuesi i famshëm, Aguero.
Kësisoj, Kun fillimisht u ul në bankinë, në shoqërim të disa prej futbollistëve dhe stafit teknik. Hare, buzëqeshje dhe një humor i mirë u vërejt teksa ai qëndronte në brendi të kampit argjentinas.
E essa surpresa no treino da Argentina? 😱🇦🇷
— GOAL Brasil (@GoalBR) December 15, 2022
Aguero matou a saudade dos colegas de seleção! 😊
Será que os sul-americanos ficam com o tri?⭐🏆 pic.twitter.com/sv5vWZYHGo
Para se stërvitjeve të përfundonin, ai u zbavit akoma edhe më shumë duke hyrë vetë në fushë, për ta sfiduar sadopak portierin Martinez me goditjet e tij.
Mediet argjentinase raportojnë se një vizitë e tillë u prit mjaft mirë nga tërë kontingjenti i lojtarëve. Vetë Kun Aguero kishte dhënë një kontribut të çmuar për ngjyrat e shtetit të tij.

Ai në 101 paraqitje sa kishte zhvilluar me kombëtaren kishte arritur të shënonte 42 gola, duke qenë njëri prej sulmuesve më të spikatur për vite të tëra.
Më të rejat nga kampi i Argjentinës
Kujtojmë se në stërvitjen e sotme Lionel Messi nuk u shfaq në fushë, pasi ka bërë palestër, njësoj sikur një pjesë tjetër e futbollistëve që kanë pasur minuta më të mëdha në ndeshjet e fundit.
Ndërkaq një lajm i mirë që erdhi sot nga Katari është se Di Maria ka arritur të rikuperohet para ndeshjes finale ndaj Francës. Kështu, ai do të jetë 100% gati sipas të përditshmes argjentinase “Olè”.
Ndeshja finale mes Argjentinës dhe Francës do të zhvillohet të dielën me fillim në ora 16:00. Një ngjarje të tillë akoma e bën më madhështor fakti se kjo do të jetë ndeshja e fundit që Lionel Messi do ta luajë në Kupën e Botës.

Gjatë ditës së sotme edhe Cafu u deklarua duke thënë hapur do të mbështetë Argjentinën enkas për shkak të Lionel Messit.
“Do ta përkrah Messin dhe me automatizëm edhe Argjentinën. Messi ka bërë një Botëror shumë të mirë”, tha ai.
Cafu tregoi se përse Messi është një lojtar i madh: “Argjentina humbi ndeshjen e parë dhe të gjithë iu vërsulën me kritika. Pastaj, papritmas, mori komandën dhe tha ‘mi lërni mua këto’. Më pëlqejnë lojtarët e mëdhenj si ata që bëjnë dallimin. Messi është ndër ta.”

