Aguero në luftë me Ibrahimovicin: Unë kampion bote, e ti dëshiron ta vrasësh veten - NACIONALE

Aguero në luftë me Ibrahimovicin: Unë kampion bote, e ti dëshiron ta vrasësh veten

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sergio Agueros i është përgjigjur ashpër kritikave të Zlatan Ibrahimovicit, i cili tha se lojtarët argjentinas nuk do të fitonin më asgjë pas Kupës së Botës 2022, duke ia kujtuar suedezit sjelljet e tij të ngjashme gjatë karrierës.

Sulmuesi suedez i Milanit kishte thënë gjatë kësaj jave se vetëm Lionel Messi do të mbahej në mend nga skuadra që ia solli lavdinë Argjentinës pas shumë dekadave pritje.

Ai e pranoi se kontributi i Messit nuk do të harrohet kurrë dhe theksoi se nuk i kishin pëlqyer sjelljet që bënë futbollistët e tjerë të Argjentinës.

Unë nuk merakosem për të (Leo Messin). Jam i brengosur për lojtarët e tjerë të Argjentinës, sepse ata nuk do të fitojnë asgjë më shumë. Messi ka fituar gjithçka dhe ai do të mbahet në mend, por pjesa tjetër e lojtarëve që u sollën keq, këtë nuk mund ta respektojmë. Këtë e them unë, duke folur si një futbollist profesionist i madh, ajo është një shenjë që do të fitosh një herë, dhe asnjëherë tjetër më. Nuk do të fitosh kurrë në atë mënyrë”, kishte thënë Ibrahimovic.

Duket se Aguero e ka marrë personale dhe të enjten iu përgjigj sulmuesit të Milanit, duke e kritikuar për sjellje të njëjtë.

Le ta kujtojmë që edhe ju jeni sjell keq, apo jo? E mbaj në mend kur luajtëm kundër Unitedit. Unë isha në stol. Ju po provokonit, po flisnit”, tha Aguero, ish-sulmues i Manchester City, në reagimin e tij kundër ish-sulmuesit të Manchester Unitedit Ibrahimovic.

Mendoj se, para se të shqetësoheni për Argjentinën, ju duhet të brengoseni për vendin tuaj, për lojtarët tuaj, të cilët madje nuk ishin pjesë e Botërorit të fundit. As që u kualifikuan ble”.

Ju argumentuat me Pep Guardiolën. Ma merr mendja që për këtë ai të largoi nga Barcelona. Ju i ofenduat bashkëlojtarët e mi. Ju mbase po flisni për mua, sepse unë isha atje. Ndiej sikur po më godisnit mua, dhe tani unë po ju godas juve. Ne jemi kampionë bote, Zlatan, dhe ju dëshironi ta vrisni veten. Messi është më i miri në botë, më vjen keq”, shtoi ai.

FIFA ka nisur një hetim ndaj sjelljeve të lojtarëve të Argjentinës gjatë finales kundër Francës dhe pas saj. Portieri Emiliano Martinez bëri gjest të pahijshëm kur e mori trofeun e portierit më të mirë në Botëror, duke i prekur organet gjenitale.

Më vonë, ai dhe disa bashkëlojtarë të tij u tallën me sulmuesin e Francës, Kylian Mbappe, gjatë festimeve.

Lajme të ngjashme