Agjenti sugjeron se Interi duhet të ofrojë rritje page për të rinovuar me Martinezin - NACIONALE

Agjenti sugjeron se Interi duhet të ofrojë rritje page për të rinovuar me Martinezin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Agjenti Alejandro Camano ka bërë të qartë se Interi duhet t’ia rrisë pagën sulmuesit Lautaro Martinez për t’ia vazhduar kontratën.

26-vjeçari ka edhe dy vite të mbetura në kontratë dhe “Neurazzurët” po tentojnë ta bindin për rinovim para se të hapet afati kalimtar veror.

Duke folur për “FcInterNews”, Camano ka diskutuar qëndrimin e Lautaros në bisedimet me Interin.

Neurazzurët kanë ndryshuar së fundmi drejtuesit. Prandaj, besoj se duhet të merren me disa situata tjera. Lautaro ndihet 100 për qind pjesë e skuadrës”.

Ka edhe dy vite të mbetura në kontratë, pra ka edhe dy vite për ta definuar situatën. Deri më 2026, Inter mund të marrë vendimin për ta shitur. Për momentin është shumë i lumtur me kontratën aktuale”.

Ai ndër të tjera konfirmoi se argjentinasi dëshiron ta rinovojë kontratën sa më parë.

Inter dëshiron të rinovojë. Kemi thënë po, Lautaro është shumë i lumtur. Kur diskutimet nisën, në krahasim me rinovimin e fundit, është shumë më e veçantë për Neurazzurët”.

Po shtoj, besnikëria e tij për Interin është absolute. Ai dëshiron të qëndrojë dhe rinovojë, por duhet të flasim për lojtarin që është bërë. Në tërë botën ai krahasohet me Haaland dhe Mbappe, lojtarët më të lartë në nivel prandaj duhet të nisim nga këtu”.

E dini, në Itali ka lojtarë që fitojnë shumë por bëjnë pak. Duhet t’i adresoj të gjitha problemet me Interin kur të shihemi. Nuk kemi diskutuar me asnjë transferim, sepse ai dëshiron të qëndrojë në Milano”.

Lajme të ngjashme