Agjenti Mendes e ka ofruar Ansu Fatin te "gjysma e Evropës"
Agjenti Jorge Mendes thuhet se e ka ofruar sulmuesin Ansu Fati te gjysma e Evropës, kështu thotë gazetari katalunas Joan Fontes.
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ditën e martë konfirmoi se nëse klubi dëshiron të transferojë një sulmues, një nga aktualët duhet të largohet.
Robert Lewandowski dhe Ousmane Dembele janë të vetmit që e kanë të siguruar qëndrimin, kësisoj Raphinha, Ansu Fati ose Ferran Torres mund të shiten.
Gazetari Fontes raporton se spanjolli do të shitet në afatin e verës, derisa sipas tij agjenti Mendes tashmë e ka ofruar te gjysma e Evropës.
Këtë edicion nën urdhrat e Xavi Hernandezit, Fati ka luajtur 90 minuta vetëm në 5 për qind të ndeshjeve të Barcelonës. Një ndër arsyet kuptohet është e lidhur me lëndimet e njëpasnjëshme të 20-vjeçarit, por situata veçse është duke u vështirësuar.
Ansu Fati në anën tjetër mendon se duhet të ketë një rol më të rëndësishëm te Barcelona, por Xavi nuk i beson plotësisht me yjet si Ferran Torres dhe Raphinha që po luajnë para tij në mungesë të Ousmane Dembeles.
Në rast që Fati nuk përmirësohet brenda një afat të shkurtër, atëherë Barcelona do të detyrohet ta shesë që të fitojë para.
Në të kaluarën gjigantët anglezë si Manchester City, Arsenal dhe Manchester United e pëlqenin lojtarin, por që nuk bënë ndonjë ofertë zyrtare.
