Agjenti jep detaje mbi të ardhmen e Lautaro Martinezit - NACIONALE

Agjenti jep detaje mbi të ardhmen e Lautaro Martinezit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Agjenti i Lautaro Martinezit, Alejandro Camano insiston se klienti i tij më shumë gjasë do të nënshkruajë kontratë të re, duke treguar si lojtari nuk i konsideroi ofertat e arabëve në verë.

Argjentinasi është në sezonin e gjashtë me “Neurazzurët” që kur iu bashkua nga Racing më 2018, ku ka shënuar 79 gola në Serie A.

Martinez ishte i lidhur me kalimin në Arabinë Saudite, të cilat i ofruan vlera të larta financiare mirëpo agjenti shtoi se lojtari mendoi largimin nga “Giuseppe Meazza”.

Lautaro nuk donte të dëgjonte asgjë përpos Interit. Arabia Saudite është një treg plot tundime dhe kishte oferta, por jo vetëm nga aty”.

Mirëpo kur i them për këto opsione, ai më thotë “Inter Ale, Inter”.

Ndjenja e përkatësisë është e rëndësishme dhe ai e ka me bollëk këtu. Për ekipin, për projektin, për lojtarët, Lautaro nuk dëgjon asgjë tjetër përveç Interit. Mendoj se një rinovim është një mundësi real”.

Unë besoj se është e rëndësishme që të gjithë të kenë një lidhje të qëndrueshme. Ai hodhi poshtë shumë opsione sepse dëshiron të qëndrojë në Inter. Marrëdhënia me Interin është e njohur, ne kemi punuar së bashku për shumë vite. Ne do të ndihemi si në shtëpinë tonë në një mjedis të qetë”, nënvizoi ai për “TVPlay”.

Ndërkohë, me kontratën e re Martinez pritet t’i qëndrojë besnik Interit edhe për së paku katër vite.

Lajme të ngjashme