Agjenti i Salah mohon zërat për një largim të yllit egjiptian nga Liverpooli
Agjenti i yllit të Liverpoolit, Mohamed Salah, sërish ka mohuar spekulimet që egjiptiani dëshiron largimin nga Anfiled që në verën e këtij viti.
Agjenti, Ramy Abbas shkroi në Twitter për t'iu përgjigjur një raportimeve se sulmuesi i Liverpoolit është i hapur për t'u larguar nga Anfield në fund të verës dhe do të donte të shkonte në La Liga. Spekulimet pretendonin se Salah ndjen që Liverpooli është në fund të ciklit të tyre dhe lojtari është i hapur për një sfidë të re në Spanjë.
"Nga e morët këtë nëse as Mohamed dhe as unë nuk e diskutuam një gjë të tillë? Ju lutemi na tregoni," i shkroi në twitter gazetarit të raportimit.
Where did you get this from if not even Mohamed and I discussed this? Please tell us. https://t.co/1I1RUtGJej
— Ramy Abbas Issa (@RamyCol) March 18, 2023
Kjo është hera e dytë në tre javë që Abbas ka mohuar se Salah po mendon për një largim. Agjenti i sulmuesit i ka kritikuar spekulimet e mëparshme si "të pakuptimta" pasi u raportua se Liverpool mund të ishte e hapur për oferta për 30-vjeçarin. Salah nënshkroi një kontratë të re me Liverpool verën e kaluar që zgjat deri në vitin 2025.

Sulmuesi i Liverpool do të jetë me Kombëtaren e Egjiptit në grumbullim, ku do të përballen dy herë me Malawi dhe një herë me Guinea, në kualifikimet e AFCON. Ndërsa në skuadrën e Liverpoolit kthehet pas pushimit dhe do të përballen me Manchester Cityn në Premierligë të shtunën, më 1 prill.
