Agim Ademi thotë se De Biasi u ofrua për postin e trajnerit në Kombëtaren e Kosovës, por nuk e konsideruan si opsion - NACIONALE

Agim Ademi thotë se De Biasi u ofrua për postin e trajnerit në Kombëtaren e Kosovës, por nuk e konsideruan si opsion

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Që kur e larguan Primoz Glihën nga detyra, shumë trajnerë janë përfolur për pozitën e trajnerit të Kombëtares së Kosovës, e ndër emrat më të përmendur ishte Gianni De Biasi, që bëri historinë me Shqipërinë.

I pari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, në një intervistë për Panorama Sport ka treguar se italiani i është ofruar FFK-së për pozitën e trajnerit, por që refuzimi erdhi pasi nga federata nuk e konsideruan opsion.

No photo description available.

“De Biasi është ofruar, na e kanë sugjeruar njerëz të futbollit. I kemi thënë që e respektojmë shumë, por në këto momente nuk e kemi opsion për stolin e Kosovës.”

Gianni De Biasi në kampanjën kualifikuese për EURO 2016, bëri atë që nuk e kishte bërë askush më parë me Kombëtaren e Shqipërisë, duke i kualifikuar kuqezinjtë në Evropian për herë të parë në histori.

Periudha e tij në Shqipëri përfundoi në vitin 2017 dhe që nga atëherë ka ndërruar shumë ambiente, teksa u përfol shumë për të marrë në dorë Kosovën, pas paraqitjeve zhgënjyese të kësaj të fundit në kualifikime për EURO 2024.

Lajme të ngjashme