AFP: Arrihet marrëveshja marramendëse, Messi në Arabinë Saudite nga sezoni i ri
Lionel Messi do të luajë në Arabinë Saudite sezonin e ardhshëm, pas arritjes së një marrëveshjeje marramendëse, sipas agjencisë franceze të lajmeve AFP.
Messi, 35 vjeç, cilësohet nga shumica si lojtari më i mirë në botë, do të nënshkruajë marrëveshje në vlerë prej 600 milionë eurove me klubin saudit Al-Hilal.
Ai do të bashkohet në Lindjen e Mesme me rivalin e përbetuar Cristiano Ronaldo, i cili luan për Al-Nassrin, klubin rival të Al-Hilalit në shtetin e Gjirit.
Sipas AFP-së, një burim i afërt saudit konfirmoi të martën në mëngjes se Messi do të luajë në Arabinë Saudite sezonin e ardhshëm.
#UPDATE Argentine superstar Lionel Messi will play in Saudi Arabia next season under a "huge" deal, a source with knowledge of the negotiations told AFP on Tuesday.#AFPSports pic.twitter.com/cGaaTONvav
— AFP News Agency (@AFP) May 9, 2023
Burimi, që ka folur në kushte anonime, shtoi se marrëveshja është arritur.
PSG-ja nuk ka dashur të komentojë për AFP-në lidhje me këtë, përveç se ka theksuar se kontrata e Messit nuk mbaron deri më 30 qershor.
Për Messin është përfolur vazhdimisht se do të largohet nga PSG-ja këtë verë me Arabinë Saudite ndër destinacionet e përmendura më së shpeshti.
Është raportuar vazhdimisht se shtatë herë fituesi i Topit të Artë e ëndërron kthimin në Barcelonë, me këtë të fundit që synon të njëjtë gjë, por telashet financiare kanë qenë një pengesë e madhe.