Adrien Rabiot i interesuar për kalimin te Man United - NACIONALE

Adrien Rabiot i interesuar për kalimin te Man United

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori Adrien Rabiot është i interesuar për t’iu bashkuar Manchester Unitedit këtë verë, por është gati edhe për të pritur deri në fundin e afatit kalimtar për të vendosur lidhur me të ardhmen.

Rabiot u largua nga Juventusi sapo i skadoi kontrata, ndërsa pas paraqitjeve me Francën në “Euro 2024”, tani është fokusuar për të gjetur një klub të ri.

“90min” raporton se francezi është i lumtur të presë deri në fund për të vendosur për të ardhmen, megjithatë prioritet e ka qëndrimin në Evropë.

Rabiot do të ishte i interesuar për kalimin te Unitedi, i cili do të luajë në Ligën e Evropës dhe po pret për të parë nëse “Djajtë e Kuq” kanë interesim për shërbimet e tij.

Si qëndron situata, Unitedi është i fokusuar për të nënshkruar me Manuel Ugarten e PSG-së, por të dy klubet janë larg marrëveshjes shkaku i çmimit të kërkuar.

Rabiot nuk do ta refuzonte as kalimin te Chelsea ose Liverpool, megjithatë asnjëra aktualisht nuk kanë shprehur interesim.

Ndërkohë, kanë mbetur edhe dy javë para se të mbyllet afati kalimtar veror, andaj mesfushori ka kohë për të vendosur përfundimisht.

Lajme të ngjashme