Admirohet nga Deco, Barcelona fokusohet te Douglas Luiz - NACIONALE

Admirohet nga Deco, Barcelona fokusohet te Douglas Luiz

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Barcelona e ka bërë prioritet nënshkrimin me mesfushorin e Aston Villas Douglas Luiz për verën tjetër.

Katalunasit po shpresojnë ta huazojnë lojtarin për gjashtë muaj dhe pastaj ta transferojnë përfundimisht, duke i ofruar kontratë për pesë vite, raporton “Sport”.

Gazeta më e njohur katalunase thotë se Luiz është i preferuari i drejtorit sportiv Deco, falë formës së jashtëzakonshme që po kalon nën urdhrat e Unai Emerys.

Deco është duke punuar intensivisht për ta gjetur mesfushorin që i përshtatet stilit të Barcelonës dhe mund ta zëvendësojë Sergio Busquetsin, i cili ka lënë një hapësirë të madhe që s’po arrin ta “mbyllë” Oriol Romeu.

Deco e sheh Luizin si ideali, meqenëse është në nivel të fortë fizik, shumë i mirë me top (88 për qind saktësi në pasime në Premierligë), i mençur taktikisht dhe bën punë të madhe edhe në mbrojtje.

Pastaj mosha e tij, vetëm 25 vjeç është një tjetër favor shtesë. Ai e ka dëshmuar vetën në Evropë, duke luajtur te Girona e që pesë vite po shkëlqen te Aton Villa.

Disa nga analistët e Anglisë e vlerësojnë Luizin si mesfushori më i mirë pranë Rodrit të Manchester Cityt.

Luiz vlerësohet rreth 60 milionë euro, mirëpo drejtori sportiv Monchi mund të kërkojë afro 100 milionë euro pasi lojtari pëlqehet shuëm edhe nga Arsenali.

Lajme të ngjashme