Admirohet nga Arteta, Arsenal planifikon blerjen e talentit të Sportingut
Arsenal thuhet t’i ketë thënë Sporting Lisbones se do të bëjnë një ofertë tjetër zyrtare për mbrojtësin Ousmane Diomande vitin tjetër, pasi oferta prej 35 milionë eurove u refuzua.
19-vjeçari kaloi te Sporting vetëm janarin e kaluar, por për gjashtë muaj ka arritur të impresionojë në Portugali.
Trajneri Mikel Arteta ka qenë admirues që një kohë i gjatë i lojtarit dhe kërkoi nga Arsenal ta tentojnë transferimin e tij në këtë afat veror.
“Record” raporton se “Topçinjtë” bën një ofertë zyrtare prej 35 milionë eurove që u refuzua menjëherë nga klubi portugez.
Sidoqoftë, klubi londinez nuk do të tërhiqet nga gara për shërbimet e lojtarit dhe pritet të bëjë edhe një tjetër ofertë zyrtare.
Diomande që ka një klauzolë lirimi prej 80 milionë eurove u bë një titullar te sporting, derisa edhe debutoi në Ligën e Evropës në derbin ndaj Arsenalit.
Ndërkohë, më vonë lojtari edhe u ftua te kombëtarja e Bregut të Fildishtë ku debutoi me fitore.
Arsenal synon përforcime të tjera në mbrojtje pavarësisht që në këtë afat veror e transferuan Jurrien Timber nga Ajax.
Holandezit s’i ka ecur mirë sezoni meqenëse këputi ligamentet në debutimin në Premierligë kundër Nottingham Forest dhe rrezikon të mungojë tërë sezonin.