Adama Traore tregon se çfarë i tha Guardiola pasi City e mposhti Fulhamin - NACIONALE

Adama Traore tregon se çfarë i tha Guardiola pasi City e mposhti Fulhamin

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Adama Traore ka zbuluar se trajneri Pep Guardiola i ka dhënë disa këshilla për finalizim pas humbjes së Fulhamit ndaj Manchester Cityt vikendin e kaluar.

“Qytetarët” morën fitore me rezultat 3:2 ndaj kampionit të Anglisë, por që Fulhami kishte shumë raste shënimi për ta fituar së paku një pikë.

Pas ndeshjes, Guardiola u pa duke biseduar me anësorin e Fulamit para se të shkonin drejt tunelit.

“E njoh që disa vite, por gjithmonë jam vlerësuar. Ai është trajneri më i mirë në botë, pa asnjë diskutim”.

“Pas ndeshjes erdhi te unë dhe më tha se luajta mirë, më dha disa këshilla se si t’i finalizojë shanset që kisha kundër tyre”.

“E takova te Barcelona. Kur arrita te Aston Villa, kisha një telefonatë me të dhe gjithmonë ka qenë shumë miqësor”.

Duke folur për situatën e tij te Fulhami, Traore shtoi: “Jam shumë i lumtur, kam mësuar nga gjithçka që më ka ndodhur”.

“Skuadra po kalon mirë, ndihem mirë. Luajtëm mirë në ndeshjen e fundit”.

Lajme të ngjashme