AC Milan shënon fitore bindëse ndaj Empolit - NACIONALE

AC Milan shënon fitore bindëse ndaj Empolit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

AC Milan ka regjistruar një fitore bindëse në udhëtim te Empoli, në kuadër të xhiros së 19-të në Serie A.

“Rossonerët” fituan me rezultat bindës 0:3, duke qenë shumë herë më të mirë nga fillimi.

Pas një aksioni fantastik, Ruben Loftus-Cheek i dha epërsinë Milanit duke shënuar nga afërsia pas asistimit të Rafael Leaos (1’).

Milan vazhdoi të dominonte, me Olivier Giroud që dyfishoi epërsinë duke u treguar i saktë nga pika e bardhë (31’).

Mysafirët vazhduan të kenë raste shënimi me Loftus-Cheek dhe Christian Pulisic por të dy dështuan të realizojnë nga afërsia.

Fitoren e Milanit e vulosi i inkuadruari Chaka Traore me një finalizim fantastik pas asistimit të Pulisic (88’).

Skuadra e Piolit tani kthehet në garën për titull duke u renditur në pozitën e tretë me 39 pikë, nëntë më pak se lideri Inter derisa Empoli zë pozitën e parafundit me 13 sosh.

Lajme të ngjashme