AC Milan pajtohet me një barazim te Sassuolo - NACIONALE

AC Milan pajtohet me një barazim te Sassuolo

4 vjet më parë

nga NACIONALE

AC Milan nuk ka arritur të arkëtojë më shumë se një pikë në udhëtim te Sassuolo, në kuadër të xhiros së katërt në Serie A.

Kampioni i Italisë zhvilloi lojë të bukur si mysafir i Sassuolos, por që rezultati përfundimtar doli të jetë 0:0.

Pas vetëm tetë minutave lojë, Rafael Leao rrezikoi vendasit me një goditje nga afërsia, por që gjuajtja e tij përfundoi jashtë portës.

Sassuolo kishte rastin e artë të kalonte në epërsi kur mbrojtësi Alessandro Florenzi shkaktoi një penallti me një ndërhyrje brenda zonës, gjë që pastaj u konfirmua edhe nga VAR-i.

Sidoqoftë, sulmuesi Domenico Berardi nuk arriti të shënojë nga pika e bardhë, me portierin Mike Maignan që bëri një pritje fantastike për t'ia mohuar golin.

Pas kësaj, "Rossonerët" morën posedimin duke krijuar rast pas rasti, e rrezikuar përmes Olivier Giroud, por edhe ky i fundit dështoi nga afërsia.

Në pjesën e dytë, Berardi që ishte duke zhvilluar një lojë mjaftë të mirë u detyrua të largohet nga fusha pas një lëndimi mjaftë të rëndë, pas një ndërhyrje te Theo Hernandez, ku në fund doli duke qarë.

Në minutat e mbetur dy skuadrat vazhdonin të kërkonin golin, duke krijuar aksione të shumta, por asnjëra prej tyre nuk u konkretizua.

Vendasit ishin më të rrezikshëm në fakt duke rrezikuar tre herë portën e Milanit, mirëpo Maignan vazhdoi me pritje fantastike duke mos lejuar asnjë befasi.

Kësisoj, epilogu përfundimtar doli të jetë 0:0 dhe Milan duhet të pajtohet me barazimin e dytë në këtë edicion.

"Rossonerët" tani janë lider përkohësisht në Seria A me tetë pikë të mbledhura, derisa Sassuolo ngritët në pozitën e 10-të me pesë sosh.

Kampioni i Italisë në xhiron e radhës do ta ketë një sfidë tejet të vështirë kundër rivalit lokal, Inter, derisa Sassuolo do të shkojë në udhëtim te Cremonese.

Lajme të ngjashme