AC Milan me mund triumfon ndaj Fiorentinas - NACIONALE

AC Milan me mund triumfon ndaj Fiorentinas

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kampioni i Italisë, AC Milan ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në Serie A, duke e mposhtur në kohën shtesë Fiorentina, në kuadër të xhiros së 15-të në Serie A.

"Rossonerët" ishin më të mirë se Fiorentina dhe ndoshta me meritë arkëtuan pikët e plota, me rezultatin përfundimtar që doli të jetë 2:1.

Vendasit e nisën për mrekulli duke kaluar në epërsi pas vetëm dy minutave lojë, më anë të Rafael Leao i cili pas një asistimi të Olivier Giroud shënoi për t'i dhënë epërsinë Milanit (2').

Portugezi pastaj ndoqi shembullin e bashkëkombësit, duke festuar në stilin e Cristiano Ronaldos.

Pas golit të shënuar, Fiorentina arriti të këndellej duke barazuar rezultatin me anë të Antonin Barak i cili u gjend në vendin e duhur duke përfituar nga një top i kthyer (28') - VIDEO.

Fiorentina tutje kërkoi një penallti pasi një ndër lojtarët iu faullua brenda zonës, por arbitri vazhdoi lojën.

Në pjesën e dytë, Milan zhvilloi lojë më të mirë duke pasur më shumë posedimin dhe rrezikuar disa herë përmes Olivier Giroud dhe Rafael Leao, të cilët nuk mundën t'i konkretizojnë rastet.

Në kohën shtesë, Milan pas një aksioni të shpejtë arriti të shënojë falë një autogoli të Nikola Milenkovic, pavarësisht që mysafirët kërkuan kritikuan vendimin pasi besonin një një faull para golit, mirëpo VAR-i e vlerësoi si golin e rregullt - VIDEO.

Kështu, Milan tani vazhdon të jetë në pozitën e dytë në Serie A me 33 pikë, tetë më pak se lideri Napoli, derisa Fiorentina renditët në pozitën e 10-të me 19 sosh.

Në xhiron e radhës, pra pasi të përfundojë Kupa e Botës, Milan do të jetë mysafir i Salernitanas, derisa Fiorentina do ta mirëpret Monzan.

Lajme të ngjashme