AC Milan mban “gjallë” shpresat për kualifikim, triumfon me rikthim ndaj PSG-së - NACIONALE

AC Milan mban “gjallë” shpresat për kualifikim, triumfon me rikthim ndaj PSG-së

2 vjet më parë

nga NACIONALE

AC Milan ka shënuar një fitore të madhe në shtëpi ndaj Paris Saint-Germain në kuadër të xhiros së katërt në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

“Rossonerët” zhvilluan një paraqitje fantastike për të fituar në fund me rezultat të ngushtë 2:1.

PSG e nisi për mrekulli duke kaluar në epërsi pas vetëm nëntë minutave, me mbrojtësin Milan Skriniar që shënoi me kokë pas harkimit të Marquinhos (9’).

Sidoqoftë, vetëm tre minuta më vonë Rafael Leao realizoi një eurogol në stilin gërshërë pas një topi të kthyer nga goditja e Olivier Giroud (12’).

Si Milan ashtu edhe PSG kishin raste tjera shënimi por që s’ia dolën t’i finalizonin.

Italianët ishin më të rrezikshëm edhe në pjesën e dytë, duke përmbysur rezultatin pas një goli me kokë të Olivier Giroud që realizoi pas harkimit të Theo Hernandezit (50’).

PSG tentoi të barazonte me Kylian Mbappen por që Maignan arriti t’ia bllokojë dy goditje.

Tani, Milan ngjitet në pozitën e tretë në grupin F me pesë pikë derisa PSG zë pozitën e dytë me gjashtë sosh. Lider vazhdon të jetë Dortmundi me shtatë pikë derisa Newcastle qëndron në fund me katër sosh.

Pra matematikisht të katër skuadrat mbesin në garë për kualifikimin tutje dhe dy xhirot e fundit do të jenë vendimtare.

Lajme të ngjashme