AC Milan i thotë Bayernit ta “harrojë” Fikayo Tomorin - NACIONALE

AC Milan i thotë Bayernit ta “harrojë” Fikayo Tomorin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Bayern Munich është interesuar për mbrojtësin Fikayo Tomori, por AC Milan e ka njoftuar se nuk është për shitje.

Qendërmbrojtësi ka kontratë deri në qershorin e vitit 2027, mirëpo është në vëmendjen e gjigantit gjerman po kanë probleme të vazhdueshme në “zemrën e mbrojtjes”.

Anglezi momentalisht është duke u shëruar nga lëndimi në kofshë që do ta mbajë jashtë fushës për gjashtë muaj, sidoqoftë vazhdon të jetë një ndër dëshirat e mëdha të Bayernit.

Sidoqoftë, “Sky Sports Deutschland” raporton se Bayern ka kontaktuar Milanin duke e pyetur për Tomorin, por përgjigja ka qenë negative

Mirëpo, kjo nuk do ta ndalojë klubin gjerman të interesohet për Tomorin ngase mund të bëjë një ofertë zyrtare në afatin kalimtar të verës.

Si lojtar i akademisë së Chelseas, Tomori iu bashkua Milanit në formë huazimi në vitin 2021, me shtatë herë fituesin e Ligës së Kampionëve që e aktivizoi klauzolën e blerjes për 31.6 milionë euro.

Pavarësisht që ka qenë ndër kryesorët te Milani, Tomori është injoruar nga përzgjedhësi i Anglisë Gareth Southgate, andaj kjo mund të ndikojë ta konsiderojë ofertën e Bayernit.

Lajme të ngjashme