AC Milan gjen pasuesin e Piolit, e do Antonio Conten
AC Milan është i interesuar për trajnerin Antonio Conte në rast që vendosin të ndërprejnë bashkëpunimin me Stefano Piolin, raportojnë mediat italiane.
Pioli është nën presion të shtuar pas barazimit zhgënjyes 2:2 me vendin e fundit të tabelës Salernitana. “Rossonerët” kanë fituar vetëm një nga tre ndeshjet e fundit në kampionatin italian.
Përpos kësaj, Milan u eliminua nga Liga e Kampionëve andaj këtë sezon duhet me patjetër të përfundojnë në top katërshe.
Mediat e mëdha italiane si “Gazzetta dello Sport” e “Calciomercato” raportojnë se Pioli mund të qëndrojë deri në fundin e sezonit, përpos nëse vazhdojnë këto rezultate.
Në rast që ndodh kjo e fundit dhe Milan e shkarkon, atëherë Conte shihet si trajneri më i mirë në treg.
Problemi kryesor për një marrëveshje me Conten është paga e lartë dhe kërkesat e trajnerit italian, i cili preferon si gjithnjë disa transferime të shtrenjta.
Opsion tjetër është ai i ish mbrojtësit të krahut të djathtë, tani trajner që po impresionon me grupmoshat e reja U19.